Albanian Third Position - ATP – Telegram
Albanian Third Position - ATP
1.89K subscribers
606 photos
12 videos
1 file
363 links
-BURIM FUQIE DHE IDESH ME NATYRË KOMBËTARE-

-Est. MMXIX-

ATP WEB : albanianthirdposition.com

Contact: @ATPinfobot

ATPinfo chat : https://news.1rj.ru/str/+xfKI9Z22vhMyZDlk

Email: ATPinfo@protonmail.com
Download Telegram
MAKSYM PRESENTE!

-ꖦ-
Forwarded from ATP KULTUR
PRESENTE!

⬇️⬇️⬇️
Forwarded from ATP KULTUR
ATP KULTUR
PRESENTE! ⬇️⬇️⬇️
PRESENTE!

Përkujtojmë Maksym Kvapysh, luftëtar, ideolog, aktivist dhe anëtar i Avantgardës Ukrainase. Ai luftoi dhe ra në betejë si hero në moshë fare të re në vitin 2022, kundër bolshevikëve modernë rusë. Maksym vizitoi Shqipërinë në vitin 2021 për të forcuar lidhjet aleate mes ATP-së dhe AKC-së, dhe së bashku vizituam disa prej vendeve historike në Tiranë dhe kryesisht në veriun e Shqipërisë. Për ne, Maksym Kvapysh mbetet një mik i mirë, me të cilin nuk arritëm të finalizonim shumë nga planet tona të ardhshme me të. Për ATP, figura e tij simbolizon të riun shembullor, idealist dhe të aksionit në frontin më të zjarrtë, atje ku situata ose lufta ushton më fort.

(English)

We remember Maksym Kvapysh, a fighter, ideologist, activist and member of the Ukrainian Avantgarde. He fought and fell in battle as a hero at a very young age in 2022, against the modern Russian Bolsheviks. Maksym visited Albania in 2021 to strengthen the allied connection between ATP and AKC, and together we visited some historical places in Tirana and mainly in the north of Albania. For us, Maksym Kvapysh remains a good friend, with whom we could not complete many of our future plans with him. For ATP, his figure represents the ideal young person, full of values and action, on the fiercest front, where the situation or the war is the most intense.

-ꖦ-
[Reflektim mbi rezultatet politike në vend | Reflection on the political results in the country]
(for the english version, visit our website)

Tani që ka kaluar pak kohë nga zgjedhjet e 11 majit, mund të nxjerrim disa përfundime. Jo vetëm për këto zgjedhje në veçanti, por për çdo zgjedhje që ndodh në këtë vend. Branko Merxhani (si dhe Lazër Radi) këmbëngulnin për rëndësinë themelore të sociologjisë për të kuptuar shoqërinë shqiptare, dhe ne do ta përdorim atë si pikënisje në këtë artikull. Jo në një mënyrë të mërzitshme statistikore (edhe pse kjo metodë ka meritat e veta), por duke u përqendruar tek elementi i saj më i rëndësishëm. Për këta autorë, ari, nafta, gazi, hekuri, qymyri etj. nuk janë materialet më të çmuara të një kombi. Materiali më i çmuar është “materiali njerëzor” — dhe në fund të fundit, i vetmi që ka rëndësi...(Lexo artikullin e plotë, kliko këtu: https://albanianthirdposition.com/article/138/reflektim-mbi-rezultatet-politike-n-vend-reflection-on-the-political-results-in-the-country)
-Oswald Spengler ᛉ 29.05.1880-

["Detyrat e Fisnikërisë" nga Oswald Spengler | Datë: 16.05.1924]

Çdo vend i madh duhet të përballet me detyra të brendshme dhe të jashtme politike të cilat presupozojnë ekzistencën e një mendimi uniform, një ndjenje dhe një veprimi të njëtrajtshëm, pa të cilat një zgjidhje logjike e këtyre detyrave nuk mund të garantohet. Atje ku kjo shtresë mungon, politika e lartë shumë shpejt varet nga prania e personaliteteve individuale shumë të talentuara. Në Gjermani, kjo superstrukturë është lëkundur nga revolucioni thellësisht – është ndoshta rezultati më katastrofik i revolucionit. Nëse revolucioni shpërbëu ushtrinë, ajo mund të rindërtohej; një pozicion i humbur i pushtetit mund të rimëkëmbej; por një trup kombëtar i plagosur nga brenda është shumë i vështirë për t'u shëruar...(Lexo artikullin e plotë, kliko këtu: https://albanianthirdposition.com/article/139/detyrat-e-fisnikris-nga-oswald-spengler-dat-16051924)
⬇️⬇️⬇️
Albanian Third Position - ATP
⬇️⬇️⬇️
Kompleksi i inferioritetit vazhdon...

Pas ngjarjes skandaloze në përballjen sportive mes kombëtares sonë dhe asaj serbe, ku simbolet kombëtare u ndaluan dhe u hoqën me forcë, mendojmë se është e nevojshme të themi disa fjalë që i kemi për zemër.

Përpara se moralistët provincialë, që sillen si modernistë të zjarrtë, të na flasin për “rregulla”, pjesa mendërisht e shëndoshë e shoqërisë duhet të kuptojë se nuk ka asgjë në botë (aq më pak një ngjarje e zakonshme dhe e pavlerë si kjo në fjalë), që mund të ndalojë simbolet kombëtare për të cilat janë derdhur lumenj gjaku: nga burrat në front me dy pashë mustaqe, deri te gratë dhe fëmijët e pafajshëm në djep.

Problemi që duam të nënvizojmë është mendësia e cekët mbarëkombëtare, që na tregon se "çdo gjë ka vendin e vet". Këta inferiorë të pavetëdijshëm, që duan të futen me të pasme në botën e civilizuar perëndimore (që fatkeqësisht ndodhet në ditët e saj më dekadente), thjesht tregojnë se, për hir të kompleksit të inferioritetit dhe dëshirës për t’u pranuar në “civilizim”, janë të gatshëm të shkelin edhe idealet më të shenjta historike. Kjo nuk është civilizim. Kjo është një estradë majmunësh që nuk bëhen dot njerëz, që duan të futen në civilizim nga dritarja, dhe me të cilët nuk po qesh vetëm Beogradi, por e gjithë bota, për shkak të veprave ordinere dhe karnavaleske që i karakterizojnë, si shtetin, ashtu edhe pjesën më masive të popullit.

Përfundimi ynë dhe qasja që përfaqësojmë:

1) Filozofia dhe botëkuptimi i ATP pranon vetëm aleancën e Evropës së kombeve që ndajnë të njëjtat ideale (si ajo ku ATP është pjesë aktualisht ; N.E.), aleancë e cila duhet të sulmojë të ardhmen si një front i vetëm i kombeve me dinjitet dhe krenari, ku secili bën ligjin në shtëpinë e vet dhe mban kokën lart në çdo betejë.

2) Shqiptarët duhet të kuptojnë se aktualisht, forca më shkatërruese nuk vjen nga jashtë, por nga brenda, nëpërmjet komuniteteve të shumta që mund t’i përmbledhim fare mirë në këto terma: komunistët e vjetër së bashku me neo-komunistët modernë, të cilët megjithëse janë në pozicione pushtetare dhe parlamentare, ata abuzojnë me traditën dhe themelet kombëtare, por duhet të jenë objektivi kryesor i rojtarëve të fundit të këtij vendi.

3) Pa një rijetëzim të qasjes kombëtare, me themele dhe kolona elitare, çdo kala kombëtare që do të tentojmë të ngremë, do të shembet përpara syve tanë, dhe më pas si gjithmonë, do të gjejmë justifikime nga më abstraktet, ose do të përfundojmë në nihilizëm, për shkak të dështimeve kombëtare që burojnë nga themelet e dobëta të cilave nuk i kushtuam rëndësi kur duhej.

-ATP-

KULTURË - POLITIKË - AKTIVIZËM

albanianthirdposition.com
⬇️⬇️⬇️
Albanian Third Position - ATP
⬇️⬇️⬇️
-Perandori Julian ᛦ 26.06.363 e.s.-

["Perandori Julian" nga Julius Evola]

Për të kujtuar Perandorin Julian, perandorin e Romës me origjinë ilire dhe perandori i fundit pagan, në këtë përvjetor të vdekjes së tij pas një sundimi tepër të shkurtër (361-363), u paraqesim lexuesve tanë një përkthim në shqip të një artikulli të Julius Evola-s për Julianin. Juliani është i rëndësishëm për ne sepse ishte me origjinë dardano-ilire dhe paraqitet si një model për refuzimin e feve abrahamike (në këte rast krishtërimin) për tu kthyer te besimi e paraardhësve tonë paganë. Ai i zhvilloi idetë e tij në një sërë veprash filozofike neoplatonike dhe madje sfidoi të krishterët (të cilët i quante “Galileas” për të theksuar prejardhjen e tyre të huaj) me një vepër kundër besimeve të tyre. Juliani është një lloj Skënderbeu shpirtëror, që u kthye në origjinën e tij dhe lufton për ta ruajtur atë, dhe kështu ai tregon rrugën për shqiptarët: të braktisin marrëzinë abrahamike të krishtërimit dhe islamit dhe të ribashkohen me fenë pagane të stërgjyshërve tanë — një fe pagane që madje ndikoi edhe Romën e lashtë! ( Lexo artikullin e plotë në faqen e ATP, kliko këtu: https://albanianthirdposition.com/article/140/perandori-julian-nga-julius-evola )
⬇️⬇️⬇️
Albanian Third Position - ATP
⬇️⬇️⬇️
(Plot 95 vite më parë, mendimtari elitar Branko Merxhani publikonte artikullin "Organizimi i Kaosit", ku shkruante disa ide për vizionin shoqëror dhe kombëtar sipas rrymës mendore Neoshqiptare. Vizioni Neoshqiptar po rijetëzohet në kohët moderne hap pas hapi nga ATP, si një ndër kolonat tona më themelore.)


["Organizimi i Kaos-it" nga Branko Merxhani | Revista: Neo-Shqiptarisma | Datë 01.07.1930]


“Çdo njeri, çdo popull, që të rrojë dhe të tregojë veten, më parë nga të gjitha duhet të organizojë Kaosin, që gjendet brenda në “Unin” e tij”. (Nietzsche)


Shqipëria jonë e sotme është një Botë kaotike e vogël. Në rrembat tona rrjedhin shumë hidhërime dhe helme, gjurmë të prishjes, të robërisë, të një tronditjeje historiko-shoqërore të pakapshme. Trazimi dhe anarkia, që mbretërojnë sot në gjuhën tonë, nuk janë veçse vetëm një pjesë, një pamje, një fazë e prishjes sonë historiko-shoqërore. Gjithë ky trazim, gjithë kjo anarki mbretërojnë edhe në të gjitha shfaqjet e tjera të dinamizmit tonë qytetëronjës. Në idetë dhe tendencat tona shoqërore, ca më shumë në kuptimet tona mbi formën dhe esencën e instituteve tona shoqërore. Është një anarki, e cila ka thëthitur të gjithë pothuaj jetën tonë. Ideale s’kemi. Racionalizmi ynë është pothuaj si i djemve. Dispozita për një gjurmim të ngulur shkencor dhe sistematik na mungon krejt. Ku e ka rrënjën e saj kjo e keqe? A ka vallë arsye historike? Nga pikëpamja e kuptimit sociologjik cili është shkaku i kësaj gjendjeje?

Lexo artikullin e plotë në faqen e ATP, kliko këtu:

https://albanianthirdposition.com/article/141/organizimi-i-kaos-it-nga-branko-merxhani-revista-neo-shqiptarisma-dat-01071930
-ACTA NON VERBA-

Organizimi i parë stërvitor i dyluftimit të lirë fillon së shpejti, bëhu edhe ti pjesë e ekuipazhit tonë!

Bashkohu tani me militantët e ATP:

www.albanianthirdposition.com/atpmilitant


KULTURË - POLITIKË - AKTIVIZËM

albanianthirdposition.com
Ismet Toto ᛦ 12.07.1937

["ISMET TOTUA - Kujtimet e nji shoku" nga Anton Logoreci]

Ismet Toton e kam njoftë për të parën herë në Shkollën Teknike në Tiranë, me gjithë që nuk mund të them se e kam pasë shok shkolle. Më kujtohet si nji djal shumë i hollë, gati delikat, me nji gjuhë të shkathët. Bile ndër lidhjet e pakta që ekzistojnë në mendjen time ndërmjet Ismetit nxanës shkolle dhe Ismetit djalosh e burrë asht elokuenca e tij. Fjalët i ridhëshin nga goja si uj i kulluet, të qarta e të natyrshme. Ai u largue nga shkolla pa mbarue mësimet, dhe atëherë për mue u shduk në nji botë të panjoftun e misterioze... ( Lexo artikullin e plotë në faqen e ATP, kliko këtu: https://albanianthirdposition.com/article/142/ismet-totua-kujtimet-e-nji-shoku-nga-anton-logoreci )
⬇️⬇️⬇️
Albanian Third Position - ATP
⬇️⬇️⬇️
"Intervistë ekskluzive me ATP" e publikuar më 7 korrik 2025 (në greqisht) në blogun e Legjioneve të Zeza Greke. ATP e publikon këtë bashkëpunim në shqip dhe anglisht.

Lidhja për intervistën në shqip dhe anglisht në faqen zyrtare të ATP:

https://albanianthirdposition.com/article/143/intervist-me-atp-n-nga-legjionet-e-zeza-greke-interview-with-atp-by-the-greek-black-legions

Lidhja për intervistën në greqisht në blogun e Legjioneve të Zeza:

https://mavreslegeones.blogspot.com/2025/07/albanian-third-position-atp.html


(English)


"Exclusive interview with ATP" published on July 7, 2025 (in Greek) on the Greek Black Legions blog. ATP publishes this collaboration in Albanian and English.

The link for the interview in Albanian and English on the official website of ATP:

https://albanianthirdposition.com/article/143/intervist-me-atp-n-nga-legjionet-e-zeza-greke-interview-with-atp-by-the-greek-black-legions

The link for the interview in Greek on the Black Legions blog:

https://mavreslegeones.blogspot.com/2025/07/albanian-third-position-atp.html
Forwarded from ATP KULTUR
⬇️⬇️⬇️
Forwarded from ATP KULTUR
ATP KULTUR
⬇️⬇️⬇️
-Procesverbalet e Mbledhjes së Mukjes-



Proces-verbal


Sot më datë 1 gusht 1943 u mbajt në katundin Mukje, mbledhja e dytë e delegacioneve të Organizatës B.K. dhe të Organizatës Nacional-Çlirimtare.

Kryesia e mbledhjes me vota unanime iu ngarkua Z. Thoma Orollogajt dhe sekretaria Z. M. Gjinishi. Bisedimet i hap Z. Dosti, delegat i B.K. i cili deklaron se pas bisedimesh që bëri qendra e Ballit proces-verbalit të marrëveshjes së bërë më 26 korrik 1943, të nënshkruar ad-referendum prej delegacionit të Ballit, e gjen të nevojshme të bëhet një shqyrtim disa pikave të akordit të arritun.
Bisedohet dhe vendoset që pika 1 e nenit 2 të ndryshohet dhe të qëndrojë në këtë mënyrë:

Pika 1. Luftë imediate kundër armikut okupator dhe kundër çdo armiku tjetër eventual okupator

Pika 2. Luftë për një Shqipëri independente dhe për zbatimin e parimit të njohur universalisht e të garantuar nga Karta e Atlantikut të vetëvendosjes së popujve për një Shqipëri Etnike.

Pika 3. ndryshohet dhe pranohet në këtë mënyrë:

Një Shqipëri të lirë, indipendente, demokratike, popullore.

Pika 4. ndryshohet dhe pranohet në këtë mënyrë:

Komiteti për Shpëtimin e Shqipërisë bie me formimin e një qeverije provizore.

Pika 5. ndryshohet dhe pranohet në këtë mënyrë:

Forma e regjimit do të caktohet prej vetë popullit me anën e një asambleje konstituante, të zgjedhur me sufrazh universal direkt.

Delegacionet:

B.K.

1. Hasan Dosti
2. M. Frashëri
3. Th. Orollogaj
4. Sk. Muço
5. Hysni Lepenica
6. Jusuf Luzaj
7. Kadri Cakrani
8. Major Raif Fratari
9. Nexhat Peshkëpija
10. Halil Mëniku
11. Ismail Petrela
12. Vasil Andoni

K.P.N.Çlirimtar

1. N.Kolonel Jahja Çaçi
2. Myslim Peza
3. Abaz Kupi
4. Ymer Dishnica
5. M. Gjinishi
6. Omer Nishani
7. Sulo Bogdo
8. Shefqet Beja
9. Medar Shtylla
10. Stefan
11. Haki Stërmilli
12. G. Nushi



-Proklamatë-

Popull Shqipëtar!


Po bëhen afro 5 vjet që Italia fashiste ka pushtue vendin tonë të shtrenjtë dhe po mbjell kudo zi e mjerim.

Barbarizma ka arritur kulmin. Në këto kohë të fundit ka djegë e ka shkatërrue fshatra e qytete dhe me një etje të tërbueme ka vra e ka therë burra e gra, djem e vajza, pleq e të rinj dhe fëmi të vegjël shqiptar që ende thithin qumështin e nënës... Komiteti për Shpëtimin e Shqipërisë, shprehje e gjallë e fuqive të kombit, paraqet këtë program:

1. Luftë të përbashkët dhe të menjëhershme përbri aleatëve më të mëdhenj, Anglisë, SHBA dhe Bashkimit Sovjetik si dhe popujve të shtypur kundra pushtuesit barbar.

2. Luftë për një Shqipëri të pamvarme, luftë për zbatimin e parimit të njoftun botërisht e të garantuar nga Karta e Atllantikut të vetvendosjes së popujve për një Shqipëri etnike.

3. Luftë për një Shqipëri të lirë, demokratike e popullore.
Shqiptarë!

Nuk keni ç'të prisni ma. Armiku është akoma në vatrat tona.

Erdhi koha që të çohemi të gjithë të vegjël e të mëdhenj, burra e gra, intelektualë e patriotë qytetarë dhe katundarë dhe të rrokni armët për dëbimin sa më të shpejtë të pushtuesit të huaj nga toka e shenjtë shqiptare.

Ngrihuni të gjithë pra, betohuni rreth flamurit të Skënderbeut, bashkohuni rreth Komitetit për Shpëtimin e Shqipërisë dhe sulmoni në çdo vend e kënd, me armë e çdo mjet armikun pushtues, zgjidhni prangat e robërisë që i kini në duar afër 5 vjet dhe merrni gjakun e martirëve tanë që ditën të vdesin në fushën e nderit për lirinë e Shqipërisë. Dita e shpëtimit erdhi!

Jashtë armiku zaptues!

Rroftë Shqipëria e bashkueme në luftë kundër pushtuesit!

Rrofshin aleatët tanë të mëdhenj, Angli, Shtetet e Bashkueme e Bashkimi Sovjetik!

Rroftë Shqipëria e pavarme, demokratike popullore!

Komiteti për shpëtimin e Shqipërisë



KULTURË - POLITIKË - AKTIVIZËM

albanianthirdposition.com
[Rreth Marrëveshjes së Mukjes nga Abas Ermenji]

Ishte koha për të marrë vendime heroike për shpëtimin e atdheut. Balli Kombëtar i bëri thirrje Partisë komuniste për bashkimin e dy organizatavet në një forcë të vetëme kombëtare. Natyrisht, nuk ishte puna që njëra prej atyre të hynte ndën urdhërat e tjetrës; por të bashkëpunonin të dyja tok për shpëtimin e vendit dhe t'ia linin votës së lirë të popullit, zgjedhjen e mënyrës së qeverimit. Pas një takimi të parë midis përfaqësonjësve të Ballit Kombëtar dhe të Partisë komuniste, në katundin Tapias, afër Tiranës, më 26 të Korrikut, u caktua që të bëhej një mbledhje e të dy palëvet në Mukaj, një fshat afër Krujës, më 1 e 2 Gusht 1943. Kjo është Mbledhja e Mukajt që gëzoi për një çast tërë Shqipërinë, por që ca ditë më vonë shpresat e saja u mbytën në një pus trathëtie e gjaku...

Lexo shkrimin e plotë në faqen e ATP, ndiq lidhjen: https://albanianthirdposition.com/article/144/rreth-marrveshjes-s-mukjes-nga-abas-ermenji
[Reflektime mbi "Marrëveshjen" e Mukjes - Reflections on the "Pact" of Mukje]

"Marrëveshja e Mukjes", mes komunistëve dhe nacionalistëve, që u mbajt nga data 1 deri më 3 gusht të vitit 1943, është ngjarja më e kristaltë në historinë tonë kombëtare, ku vërehet qartë fitorja kolosale e tradhtisë dhe e antishqiptarisë. Gjatë kësaj periudhe, u panë ditën për diell një lumë arsyesh pse nacionalizmi dhe komunizmi janë dy rrjedha të ndryshme që nuk mund të bashkohen apo t’i zënë besë njëri-tjetrit kurrë! Tradhtia e shqipfolësve komunistë ishte themel historie për regjimin e ri tiranik që pasoi, i cili iu përul me paburrëri Orientit dhe Moskës për dekada. Kjo marrëveshje e thyer pas shpine, tregon qartë ndryshimet themelore mes atyre që qëndrojnë krenarisht për rrënjët kombëtare me ballin lart dhe atyre që janë kopila shkine me yll në ballë...

Lexo shkrimin e plotë në faqen e ATP, ndiq lidhjen: https://albanianthirdposition.com/article/145/reflektime-mbi-marrveshjen-e-mukjes-1943-reflections-on-the-pact-of-mukje
Forwarded from ATP KULTUR
"Për të ngritur flamurin, pa yllin komunist, unë shpreha mendimin se, në pamundësi për të gjetur një çarçaf të kuq, të çanim duart dhe, me gjakun tonë, të lyenim copën e bardhë…! I pari që çau dorën me thikë, ishte vëllai im, Çaushi, i dyti Gëzim Medolli, Bedri Çoku, Gjet Kadeli, Ulsi Pashollari, e të tjerë…"

[Marrë nga libri: "Kryengritja që tronditi diktaturën" me autor Bedri Çokun (dëshmitar dhe i burgosur politik në burgun komunist të Spaçit).]


(English)


"To raise the flag without the communist star, I expressed the idea that, since we couldn't find a red cloth, we should cut our hands and, with our blood, dye the white piece… The first to cut his hand with a knife was my brother, Çaushi, the second was Gëzim Medolli, followed by Bedri Çoku, Gjet Kadeli, Ulsi Pashollari, and others..."

[Taken from the book “The Uprising That Shook the Dictatorship” by Bedri Çoku (a witness and former political prisoner in the communist prison of Spaç).]


KULTURË - POLITIKË - AKTIVIZËM

albanianthirdposition.com
⬇️⬇️⬇️