Albanian Third Position - ATP – Telegram
Albanian Third Position - ATP
1.89K subscribers
605 photos
12 videos
1 file
363 links
-BURIM FUQIE DHE IDESH ME NATYRË KOMBËTARE-

-Est. MMXIX-

ATP WEB : albanianthirdposition.com

Contact: @ATPinfobot

ATPinfo chat : https://news.1rj.ru/str/+xfKI9Z22vhMyZDlk

Email: ATPinfo@protonmail.com
Download Telegram
⬇️⬇️⬇️
Albanian Third Position - ATP
⬇️⬇️⬇️
"Intervistë ekskluzive me ATP" e publikuar më 7 korrik 2025 (në greqisht) në blogun e Legjioneve të Zeza Greke. ATP e publikon këtë bashkëpunim në shqip dhe anglisht.

Lidhja për intervistën në shqip dhe anglisht në faqen zyrtare të ATP:

https://albanianthirdposition.com/article/143/intervist-me-atp-n-nga-legjionet-e-zeza-greke-interview-with-atp-by-the-greek-black-legions

Lidhja për intervistën në greqisht në blogun e Legjioneve të Zeza:

https://mavreslegeones.blogspot.com/2025/07/albanian-third-position-atp.html


(English)


"Exclusive interview with ATP" published on July 7, 2025 (in Greek) on the Greek Black Legions blog. ATP publishes this collaboration in Albanian and English.

The link for the interview in Albanian and English on the official website of ATP:

https://albanianthirdposition.com/article/143/intervist-me-atp-n-nga-legjionet-e-zeza-greke-interview-with-atp-by-the-greek-black-legions

The link for the interview in Greek on the Black Legions blog:

https://mavreslegeones.blogspot.com/2025/07/albanian-third-position-atp.html
Forwarded from ATP KULTUR
⬇️⬇️⬇️
Forwarded from ATP KULTUR
ATP KULTUR
⬇️⬇️⬇️
-Procesverbalet e Mbledhjes së Mukjes-



Proces-verbal


Sot më datë 1 gusht 1943 u mbajt në katundin Mukje, mbledhja e dytë e delegacioneve të Organizatës B.K. dhe të Organizatës Nacional-Çlirimtare.

Kryesia e mbledhjes me vota unanime iu ngarkua Z. Thoma Orollogajt dhe sekretaria Z. M. Gjinishi. Bisedimet i hap Z. Dosti, delegat i B.K. i cili deklaron se pas bisedimesh që bëri qendra e Ballit proces-verbalit të marrëveshjes së bërë më 26 korrik 1943, të nënshkruar ad-referendum prej delegacionit të Ballit, e gjen të nevojshme të bëhet një shqyrtim disa pikave të akordit të arritun.
Bisedohet dhe vendoset që pika 1 e nenit 2 të ndryshohet dhe të qëndrojë në këtë mënyrë:

Pika 1. Luftë imediate kundër armikut okupator dhe kundër çdo armiku tjetër eventual okupator

Pika 2. Luftë për një Shqipëri independente dhe për zbatimin e parimit të njohur universalisht e të garantuar nga Karta e Atlantikut të vetëvendosjes së popujve për një Shqipëri Etnike.

Pika 3. ndryshohet dhe pranohet në këtë mënyrë:

Një Shqipëri të lirë, indipendente, demokratike, popullore.

Pika 4. ndryshohet dhe pranohet në këtë mënyrë:

Komiteti për Shpëtimin e Shqipërisë bie me formimin e një qeverije provizore.

Pika 5. ndryshohet dhe pranohet në këtë mënyrë:

Forma e regjimit do të caktohet prej vetë popullit me anën e një asambleje konstituante, të zgjedhur me sufrazh universal direkt.

Delegacionet:

B.K.

1. Hasan Dosti
2. M. Frashëri
3. Th. Orollogaj
4. Sk. Muço
5. Hysni Lepenica
6. Jusuf Luzaj
7. Kadri Cakrani
8. Major Raif Fratari
9. Nexhat Peshkëpija
10. Halil Mëniku
11. Ismail Petrela
12. Vasil Andoni

K.P.N.Çlirimtar

1. N.Kolonel Jahja Çaçi
2. Myslim Peza
3. Abaz Kupi
4. Ymer Dishnica
5. M. Gjinishi
6. Omer Nishani
7. Sulo Bogdo
8. Shefqet Beja
9. Medar Shtylla
10. Stefan
11. Haki Stërmilli
12. G. Nushi



-Proklamatë-

Popull Shqipëtar!


Po bëhen afro 5 vjet që Italia fashiste ka pushtue vendin tonë të shtrenjtë dhe po mbjell kudo zi e mjerim.

Barbarizma ka arritur kulmin. Në këto kohë të fundit ka djegë e ka shkatërrue fshatra e qytete dhe me një etje të tërbueme ka vra e ka therë burra e gra, djem e vajza, pleq e të rinj dhe fëmi të vegjël shqiptar që ende thithin qumështin e nënës... Komiteti për Shpëtimin e Shqipërisë, shprehje e gjallë e fuqive të kombit, paraqet këtë program:

1. Luftë të përbashkët dhe të menjëhershme përbri aleatëve më të mëdhenj, Anglisë, SHBA dhe Bashkimit Sovjetik si dhe popujve të shtypur kundra pushtuesit barbar.

2. Luftë për një Shqipëri të pamvarme, luftë për zbatimin e parimit të njoftun botërisht e të garantuar nga Karta e Atllantikut të vetvendosjes së popujve për një Shqipëri etnike.

3. Luftë për një Shqipëri të lirë, demokratike e popullore.
Shqiptarë!

Nuk keni ç'të prisni ma. Armiku është akoma në vatrat tona.

Erdhi koha që të çohemi të gjithë të vegjël e të mëdhenj, burra e gra, intelektualë e patriotë qytetarë dhe katundarë dhe të rrokni armët për dëbimin sa më të shpejtë të pushtuesit të huaj nga toka e shenjtë shqiptare.

Ngrihuni të gjithë pra, betohuni rreth flamurit të Skënderbeut, bashkohuni rreth Komitetit për Shpëtimin e Shqipërisë dhe sulmoni në çdo vend e kënd, me armë e çdo mjet armikun pushtues, zgjidhni prangat e robërisë që i kini në duar afër 5 vjet dhe merrni gjakun e martirëve tanë që ditën të vdesin në fushën e nderit për lirinë e Shqipërisë. Dita e shpëtimit erdhi!

Jashtë armiku zaptues!

Rroftë Shqipëria e bashkueme në luftë kundër pushtuesit!

Rrofshin aleatët tanë të mëdhenj, Angli, Shtetet e Bashkueme e Bashkimi Sovjetik!

Rroftë Shqipëria e pavarme, demokratike popullore!

Komiteti për shpëtimin e Shqipërisë



KULTURË - POLITIKË - AKTIVIZËM

albanianthirdposition.com
[Rreth Marrëveshjes së Mukjes nga Abas Ermenji]

Ishte koha për të marrë vendime heroike për shpëtimin e atdheut. Balli Kombëtar i bëri thirrje Partisë komuniste për bashkimin e dy organizatavet në një forcë të vetëme kombëtare. Natyrisht, nuk ishte puna që njëra prej atyre të hynte ndën urdhërat e tjetrës; por të bashkëpunonin të dyja tok për shpëtimin e vendit dhe t'ia linin votës së lirë të popullit, zgjedhjen e mënyrës së qeverimit. Pas një takimi të parë midis përfaqësonjësve të Ballit Kombëtar dhe të Partisë komuniste, në katundin Tapias, afër Tiranës, më 26 të Korrikut, u caktua që të bëhej një mbledhje e të dy palëvet në Mukaj, një fshat afër Krujës, më 1 e 2 Gusht 1943. Kjo është Mbledhja e Mukajt që gëzoi për një çast tërë Shqipërinë, por që ca ditë më vonë shpresat e saja u mbytën në një pus trathëtie e gjaku...

Lexo shkrimin e plotë në faqen e ATP, ndiq lidhjen: https://albanianthirdposition.com/article/144/rreth-marrveshjes-s-mukjes-nga-abas-ermenji
[Reflektime mbi "Marrëveshjen" e Mukjes - Reflections on the "Pact" of Mukje]

"Marrëveshja e Mukjes", mes komunistëve dhe nacionalistëve, që u mbajt nga data 1 deri më 3 gusht të vitit 1943, është ngjarja më e kristaltë në historinë tonë kombëtare, ku vërehet qartë fitorja kolosale e tradhtisë dhe e antishqiptarisë. Gjatë kësaj periudhe, u panë ditën për diell një lumë arsyesh pse nacionalizmi dhe komunizmi janë dy rrjedha të ndryshme që nuk mund të bashkohen apo t’i zënë besë njëri-tjetrit kurrë! Tradhtia e shqipfolësve komunistë ishte themel historie për regjimin e ri tiranik që pasoi, i cili iu përul me paburrëri Orientit dhe Moskës për dekada. Kjo marrëveshje e thyer pas shpine, tregon qartë ndryshimet themelore mes atyre që qëndrojnë krenarisht për rrënjët kombëtare me ballin lart dhe atyre që janë kopila shkine me yll në ballë...

Lexo shkrimin e plotë në faqen e ATP, ndiq lidhjen: https://albanianthirdposition.com/article/145/reflektime-mbi-marrveshjen-e-mukjes-1943-reflections-on-the-pact-of-mukje
Forwarded from ATP KULTUR
"Për të ngritur flamurin, pa yllin komunist, unë shpreha mendimin se, në pamundësi për të gjetur një çarçaf të kuq, të çanim duart dhe, me gjakun tonë, të lyenim copën e bardhë…! I pari që çau dorën me thikë, ishte vëllai im, Çaushi, i dyti Gëzim Medolli, Bedri Çoku, Gjet Kadeli, Ulsi Pashollari, e të tjerë…"

[Marrë nga libri: "Kryengritja që tronditi diktaturën" me autor Bedri Çokun (dëshmitar dhe i burgosur politik në burgun komunist të Spaçit).]


(English)


"To raise the flag without the communist star, I expressed the idea that, since we couldn't find a red cloth, we should cut our hands and, with our blood, dye the white piece… The first to cut his hand with a knife was my brother, Çaushi, the second was Gëzim Medolli, followed by Bedri Çoku, Gjet Kadeli, Ulsi Pashollari, and others..."

[Taken from the book “The Uprising That Shook the Dictatorship” by Bedri Çoku (a witness and former political prisoner in the communist prison of Spaç).]


KULTURË - POLITIKË - AKTIVIZËM

albanianthirdposition.com
⬇️⬇️⬇️
Albanian Third Position - ATP
⬇️⬇️⬇️
Padrejtësitë e Hagës dhe përplasja politike e heshtur në vend


Për shkak se kombin tonë e kanë qeverisur prej shumë dekadash antikombëtarët komunistë dhe jo vetëm, dhe për shkak të ndihmesave nga vendet perëndimore në momentet më tragjike dhe kritike, shoqëria shqiptare u prir t’u besonte verbërisht ndërkombëtarëve, duke u dhënë të drejtë çdo teze të huaj dhe çdo rrengu politik që erdhi si pasojë. Kjo periudhë e errët duket sikur po shkërrmoqet kohët e fundit, falë gjeopolitikës që lëviz me shpejtësi apo luftrave në zemër të Evropës, por më shumë se çdo gjë na sjell me këmbë në tokë pengmarrja e heronjve të UÇK-së nga gjykata tendencioze e Hagës. Akuzat ndaj krerëve të UÇK-së janë një absurditet edhe për vetë ligjet dhe botëkuptimin apo lentet e vetë civilizimit perëndimor dhe demokracisë bashkëkohore, pasi janë nën akuzë dhe po tentohet të baltosen vetë ata që derdhën gjak për liri kundër gjenocidit çetnik që po kryhej në sytë e gjithë botës.

Gjithçka nisi si një besim i verbër te ndërkombëtarët dhe te aleatët e "përjetshëm", dhe sot jemi në një situatë ku janë në festë e sipër serbët bashkë me neokomunistët antikombëtarë shqipfolës, të cilët janë haptazi në anën e 'globalistëve' dhe jo të heronjve që morën armët kur shpresa e fundit kishte vdekur.

Sot po shohim se politikisht po përfitojnë antikombëtarët me partitë e kuqe dhe teoritë e tyre të luftës së klasave. Shkëndijat e para të socialistëve modernë në Shqipëri kanë nisur me polarizimin e shoqërisë shqiptare, me pretendimin se klasa sunduese e pasur, ku konsiderohen liderët e UÇK-së që ishin në politikë si dhe mbështetësit e tyre nacionalistë, ishin hajdutë dhe arsyeja kryesore pse ishte ndaluar përparimi, ndërsa të kuqtë vetë pretendojnë se janë të "shtypurit" që ngrihen për "liri", sipas teorisë inferiore të Marksit si dhe socializmit që shfaqet kudo në vendin tonë.

Ky mit, i mbirë me zë e figurë prej kohësh nga marksistët e Vetëvendosjes dhe të mbështetur nga fondacione dhe ushtarë fondacionesh të ndryshme me qendër në Tiranë dhe Shqipëri, solli shkëndijat e para kombëtare kundër heronjve të UÇK-së. Sot heronjtë po kontestohen nga jo pak trushpëlarë neo-marksistë shqipfolës. E ngremë zërin për këtë fenomen që përhapet nga nëntoka deri në krye, për të kujtuar se politikisht nacionalizmi vitet e fundit ka humbur terren të madh, që prej sulmeve të nisura nga jashtë vendit apo nga ato brenda kundër UÇK-së, dhe si pasojë, sot nuk mundemi t’i mbrojmë sa duhet as heronjtë tanë në Hagë, as historinë tonë kombëtare, dhe as të formojmë një front i cili i bën ballë krahut socialist ndërkombëtar të komunistëve modernë, me në krye nostalgjikun e Enver Hoxhës dhe kryeministrin e shtetit blu kosovar, Albin Kurti, i cili bashkë me tentakulat e tij dhe me tezat që u ka skaduar koha dhe që shiten si moderne dhe përparimtare, po tentojnë të na rrënojnë edhe më keq në këtë situatë kaotike për vendin dhe shoqërinë.

Lufta e heshtur ideologjike po zhvillohet në Shqipëri e Dardani, por gjithashtu mes trojeve shqiptare dhe Hagës, si pasojë duhet të veprojmë me çdo mënyrë që kemi mundësi, për të ruajtur me fanatizëm qëndrimet tona kombëtare kundër gjykatave të paguara që merren me shpifje çetnikësh, si dhe kundër socialistëve modernë që shqetësohen më shumë për problemet në Afrikë, Gaza etj. sesa për gjendjen shoqërore kombëtare.

Në një moment të dytë do të trajtojmë edhe tendencën e socialistëve për t’u bërë ndërkombëtarë, dhe arsyet pse këta të fundit shkojnë deri aty sa që luftojnë kundër kombit të tyre apo të urrejnë veten dhe identitetin në emër të "humanizmit" botëror. Socializmi vdiq si tezë që kur u kthye armik i kombeve dhe popujve nga ku buroi për të përqafuar një botëkuptim universal.

Për momentin le të ruajmë luftën në të dy frontet dhe të përpiqemi të mos humbasim asnjë ushtar në këtë betejë me të pabesët. Në këtë periudhë të historisë, nacionalizmi i shëndetshëm duhet të jetë aktiv dhe tepër i kujdesshëm, për të mos rënë pre e kurtheve si ai i Hagës ku po gjykohen një grup heronjsh: TË PAFAJSHËM!

-ATP-

KULTURË - POLITIKË - AKTIVIZËM

albanianthirdposition.com
⬇️⬇️⬇️
Albanian Third Position - ATP
⬇️⬇️⬇️
Sezoni veror shqiptar ka qenë i mbushur me ngjarje kundër natyrës nga jugu në veri: nivele të larta të ndotjes së ajrit, dete dhe lumenj të ndotur, pyje të prerë e të djegur shkrumb e hi, kafshë të masakruara për hobi, toka në natyrë të zaptuara nëpërmjet qeverisë për t’i shkatërruar me ndërtime moderne betoni etj. Ndërkohë që “populli” mavi ndez zjarrin e “antifashizmit”, shteti fantazmë po ndez zjarrin e “anarkisë” së lirë në natyrë dhe shoqëri. Për ATP, masakra ndaj natyrës dhe gjallesave kërkon dënim maksimal, si krimet më të rënda, por e dimë shumë mirë që këto ligje nuk janë as për këtë popull, as për këtë vend, apo për këtë kuvend inferioresh, të cilët bashkarisht, pavarësisht hierarkisë, janë bashkëpunëtorë dhe fajtorë të ngushtë në çdo katastrofë të mundshme që ndodh në kombin shqiptar.

(English)

The Albanian summer season has been full of events against nature from south to north: high levels of air pollution, polluted seas and rivers, forests cut down and burned to ashes, animals killed for sport, lands in nature taken through the government to destroy them with modern concrete buildings etc. While the "purple people" light the fire of “anti-fascism,” the ghost state is lighting the fire of “free anarchy” in nature and society. For ATP, the destruction of nature and living beings deserves the highest punishment, like the most serious crimes, but we know very well that these laws are not for this people, not for this country, and not for this parliament of inferiors, who together, regardless of hierarchy, are close partners and responsible for every possible disaster that happens to the Albanian nation.


KULTURË - POLITIKË - AKTIVIZËM

albanianthirdposition.com
["Përgjigje rivistës «Leka»" nga Nonda Bulka | Revista: "Rilindja" | Viti: 1935]

Rivistën «Leka» e gjeti si ajo puna e çifutit që tregojnë pleqtë: Hem të rreh, hem qan!

Derdh lot të shënjtëruar rivista Jesuite, se gjoja po atakohet nga të gjitha anët. Në realitet është ajo që atakon gjithë ata, të cilët nuk mendojnë si ajo.

Ajo atakoj Qani Panaritin pse guxoj e përktheu një veprë pacifiste, e cila kundërshton kasapanën e tmerrëshme të njerëzimit që quhet luftë. Natyrisht rivista e krishtere, në emër të krishtërimit, lufton paqen dhe lavdëron luftën. Sikur... të ish mundur që pacifisti më i math i gjithë shekujvet, Krishti, të këndontej rradhët e rivistës Leka ç'do të thosh vallë?...

Lexo artikullin e plotë në faqen e ATP, ndiq lidhjen: https://albanianthirdposition.com/article/146/prgjigje-rivists-leka-nga-nonda-bulka-revista-rilindja-viti-1935
[Thirrja e Fundit nga Yukio Mishima | Datë: 25.11.1970]

Ky tekst, i titulluar «Thirrje për Armë», u la në vendngjarje kur Yukio Mishima kreu seppuku në zyrën e Gjeneralit të Divizionit Lindor të Forcave Tokësore të Vetëmbrojtjes së Japonisë (Jieitai), në bazën ushtarake Ichigaya në Tokio, më 25 nëntor 1970. Fjalimi i Mishimës përpara vetëvrasjes drejtuar ushtarëve bazohej kryesisht në këtë tekst, me disa ndryshime të vogla. Kjo është ndoshta përkthimi i parë i plotë në shqip i këtij fjalimi historik dhe dramatik. Tatenokai (Shoqëria e Mbrojtjes) ishte milicia e Mishimës. Jieitai është Forca e Vetëmbrojtjes së Japonisë.

Lexo artikullin e plotë nëpërmjet lidhjes: albanianthirdposition.com/article/147/thirrja-e-fundit-nga-yukio-mishima-dat-25111970
⬇️⬇️⬇️
Albanian Third Position - ATP
⬇️⬇️⬇️
[Deri kur ?]

Rasti i radhës i tezës moderne të "bashkëjetesës" fetare që trumpetojnë me kaq zell socialistët u shfaq në Orosh, ose në një zonë që ndryshe konsiderohet si "Vatikani i Ballkanit", aty ku talebanët e radhës kuranorë kryen një qëndresë disaorëshe kundër forcave speciale kombëtare. Sipas burimeve zyrtare personat në fjalë kishin krijuar celulën e radhës të ISIS (Shtetit Islamik) ku rekrutonin beduinë të tjerë adhurues të Muhamedit dhe Perandorisë Osmane, stereotip tipik të cilin e kanë fituar dhe që nuk ua ka vendosur askush me pahir apo se nuk i përshtatet realitetit faktik.

ATP gjen momentin e radhës të reagojmë ashtu siç kemi bërë çdo herë, dhe të kundërshtojmë fuqimisht kultet beduine orientale që po shkombëtarizojnë vendin tonë po aq sa politika dhe faktorë të tjerë. Humbja e shpirtit shqiptar me anë të feve lindore, prej kohës së rilindasve deri më sot, duket se nuk na ka ndryshuar aspak. Por kjo nuk ndalet këtu, doktrinat e tilla e kthejnë shqiptarin në antishqiptarin më të madh në tokë. Të gjitha këto pasoja katastrofale e kanë gjenezën te financimi i feve abrahamike nga shteti dhe faktorë të tjerë gjeopolitik, dhënia e vëmendjes dhe hapësirave kryesore personave fetarë apo tezave fetare në shtetin tonë laik etj.

Çdo shqiptar që ka mbetur i paprekur nga virusi abrahamik duhet të kuptojë se po bashkëjeton me terrorizmin në një lagje, dhe shoqëria në tërësi apo shteti me karakter otoman-komunist, që në teori e ka për detyrë luftën ndaj tyre nuk bën asgjë për ta ndaluar këtë marrëzi, pasi qeveria ka interesa të përbashkëta dhe të thella me ta, përveçse në rastet kur ushton automatiku dhe nuk mund të fshihet dot më askush pas gishtit. Pas kësaj, si çdo lajm tjetër, sistemi mundohet ta anashkalojë rastin si diçka të izoluar dhe se nuk ka lidhje me jetën e përditshme. Por po të numërosh rastet e tilla dhe shqipfolësve që përdhosin figurat dhe themelet kombëtare, apo që luftojnë në Lindjen e Mesme duke u nisur nga Shqipëria, e kupton që rastet e izoluara janë një realitet që duhet luftuar ballazi dhe jo duke u fshehur nën petkun e tolerancës fetare, deri në terrorizmin e pabesë dhe frikacak të radhës, me shpresën se nuk do të ketë dëme dhe viktima...

KULTURË - POLITIKË - AKTIVIZËM

albanianthirdposition.com
[Përmasat evropiane të flamurit kuq e zi - The European dimensions of the red and black flag]

Edhe pse flamuri shqiptar e ka origjinën me Skënderbeun në vitin 1443 (duke e bërë atë një nga pesë flamujt më të vjetër në Evropë, së bashku me Danimarkën, Austrinë, Skocinë dhe Letoninë), shumë evropianë jo-shqiptarë kontribuan në ringjalljen e tij pas pesë shekujsh errësirë osmane. Ata shpesh anashkalohen në historiografinë shqiptare, por shërbejnë si një kujtesë se populli ynë nuk ishte i izoluar, por gjithmonë në kontakt me evropianë të tjerë. Edhe pse populli ynë ruajti me dashuri simbolin kombëtar të shqiponjës së zezë me dy koka mbi fushë të kuqe, të mos harrojmë dimensionin e tij evropian...

Lexo artikullin e plotë nëpërmjet lidhjes:
https://albanianthirdposition.com/article/148/prmasat-evropiane-t-flamurit-kuq-e-zi-the-european-dimensions-of-the-red-and-black-flag
28.XI.1912

KULTURË - POLITIKË - AKTIVIZËM

albanianthirdposition.com