Islam➡️Shkatërrimi i Matrix-it – Telegram
Islam➡️Shkatërrimi i Matrix-it
235 subscribers
3.62K photos
2.7K videos
81 files
1.39K links
Islam + Informacione + këndvështrime aktuale dhe historike + bota e re!
Download Telegram
Forwarded from Selefi.org
🌙 Agjëruesi e çel iftarin me hurma, pastaj menjëherë e fal namazin, pastaj ha darkën e iftarit

🏢 Komisioni i Përhershëm për Fetva

🔹Pyetje: Si duhet ta çelë iftarin Muslimani? Sepse shumë angazhohen duke ngrënë iftarin saqë mbaron koha e namazit të akshamit. Po i pyete për këtë gjë, ata të thonë: “S’ka namaz kur shtrohet buka.” A lejohet argumentimi me këtë fjalë, sepse koha e akshamit është e ngushtë? Tani, çfarë duhet të bëj unë, a ta çel iftarin me hurma, pastaj të fal namazin, dhe pas kësaj të ha bukë, apo të ha bukë që në fillim pastaj të falem?

🔸Përgjigje: Suneti është që Muslimani të nxitojë në çeljen e iftarit kur është siguruar se ka perënduar dielli, për shkak të hadithit që thotë:

لاَ يَزَالُ النَّاسُ بِخَيْرٍ مَا عَجَّلُوا الْفِطْرَ

“Njerëzit do të vazhdojnë të jenë në mirësi përderisa nxitojnë në çeljen e iftarit.” [1]

Po ashtu për shkak të hadithit tjetër:

أحب عباد الله إلى الله أعجلهم فطرا

“Robërit më të dashur tek Allahu janë ata që nxitojnë më së shumti në çeljen e iftarit.” [2]

Më e mira dhe më përsosura për agjëruesin është që të çelë iftarin fillimisht me disa hurma, të falë namazin e akshamit, pastaj të hajë bukë, me qëllim që t’i bashkojë sunetin e përshpejtimit të iftarit dhe faljen e namazit të akshamit me xhemat sapo të ketë hyrë koha, kështu duke e marrë shembull Pejgamberin ﷺ .

E sa për hadithin që thotë:

لا صلاة بحضرة الطعام، ولا وهو يدافعه الأخبثان

“Nuk falet namaz në çastin që shtrohet buka dhe në çastin kur njeriu nuk mund t’i mbajë dy ndyrësitë (jashtëqitjen dhe urinën).” [3]

Si dhe hadithi tjetër që thotë:

إذا حضرَ العَشاءُ والعِشاءَ فابدؤوا بالعَشاءِ

“Kur darka të jetë gati dhe është koha e namazit të jacisë, atëherë ju filloni të hani darkën.” [4]

Si dhe hadithe tjera të ngjashëm si ky, qëllimi me këtë hadith është kur personit i shtrohet sofra apo afrohet për të ngrënë në sofër, në këtë rast ai fillon të hajë ushqim përpara se të vijë koha e namazit, me qëllim që të shkojë të falë namazin dhe kështu nuk i rri zemra te ushqimi dhe falet me zemër të përqendruar në namaz. Por nuk është e udhës që të kërkojë të shtrohet sofra për të apo të shtrojë sofrën për të tjerët përpara se të falë namazin, nëse shtrimi i sofrës bëhet shkak që personi të humbë namazin në fillim të kohës së tij apo të humb namazin me xhemat.

Suksesi vjen prej Allahut.

Lavdërimet dhe paqja e Allahut qofshin për Profetin tonë, Muhamedin, familjen e tij dhe të gjithë shokët e tij.

Komisioni i Përhershëm për Kërkime Akademike dhe Fetva

Anëtar: Bekër Ebu Zejd
Anëtar: Salih el-Feuzan
Anëtar: Abdullah bin Gudejan
Zëvendëskryetar: Abdul-Aziz Alu Shejkh
Kryetar: Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz

_______________________
[1] Sahihu i Bukhariut (agjërimi) nr, 1957, Sahihu i Muslimit (agjërimi) nr. 1098, Suneni i Tirmidhiut (agjërimi), nr. 699, Musnedi i Ahmedit (5/339), Suneni i Darimiut (agjërimi), nr. 1699.
[2] E kanë nxjerrë Ahmedi (2/237-238, 239), Tirmidhiu (3/83), nr. 700, Ebu J’ala (10/378) nr. 5974, Ibën Khuzejmeh (3/276), nr. 2062, Ibën Hibbani (8/276-277) nr. 3507, 3508, Bejhakiu (4/237), Begauiju (6/256), nr. 1732, 1733.
[3] Sahihu i Muslimit (xhamitë dhe vendet e namazit), nr. 560, Suneni i Ebi Daudit (Pastërtia), nr. 89, Musnedi i Ahmedit, 6/73.
[4] E kanë nxjerrë Ahmedi (3/100, 110, 161, 231, 238, 24), Bukhariu 1/164, 6/215, Muslimi 1/392, nr. 557, Tirmidhiu 2/184, nr. 353, Nesaiju 2/111, nr. 853, Ibën Maxhe 1/301, nr. 933.

📚Fetaua Lexhneti Daimeh (2), vëll. 9, fq. 33
Përktheu: Jeton Shasivari

📑 Artikulli në faqe: https://selefi.org/index.php/muaji-i-ramazanit/418-iftari/3035-agjeruesi-e-cel-iftarin-me-humra-pastaj-menjehere-e-fal-namazin-pastaj-ha-darken-e-iftarit-komisioni-i-perhershem-per-fetva

Mund të na ndiqni në:
📲Telegram📲Facebook 📲Instagram📲Viber
•┈┈•⊰🌙🌹📘🌹🌙⊱•┈┈•
👍1
Forwarded from Selefi.org
🌙 Agjëruesi e çel iftarin me hurma, pastaj menjëherë e fal namazin, pastaj ha darkën e iftarit

🏢 Komisioni i Përhershëm për Fetva

🔹Pyetje: Si duhet ta çelë iftarin Muslimani? Sepse shumë angazhohen duke ngrënë iftarin saqë mbaron koha e namazit të akshamit. Po i pyete për këtë gjë, ata të thonë: “S’ka namaz kur shtrohet buka.” A lejohet argumentimi me këtë fjalë, sepse koha e akshamit është e ngushtë? Tani, çfarë duhet të bëj unë, a ta çel iftarin me hurma, pastaj të fal namazin, dhe pas kësaj të ha bukë, apo të ha bukë që në fillim pastaj të falem?

🔸Përgjigje: Suneti është që Muslimani të nxitojë në çeljen e iftarit kur është siguruar se ka perënduar dielli, për shkak të hadithit që thotë:

لاَ يَزَالُ النَّاسُ بِخَيْرٍ مَا عَجَّلُوا الْفِطْرَ

“Njerëzit do të vazhdojnë të jenë në mirësi përderisa nxitojnë në çeljen e iftarit.” [1]

Po ashtu për shkak të hadithit tjetër:

أحب عباد الله إلى الله أعجلهم فطرا

“Robërit më të dashur tek Allahu janë ata që nxitojnë më së shumti në çeljen e iftarit.” [2]

Më e mira dhe më përsosura për agjëruesin është që të çelë iftarin fillimisht me disa hurma, të falë namazin e akshamit, pastaj të hajë bukë, me qëllim që t’i bashkojë sunetin e përshpejtimit të iftarit dhe faljen e namazit të akshamit me xhemat sapo të ketë hyrë koha, kështu duke e marrë shembull Pejgamberin ﷺ .

E sa për hadithin që thotë:

لا صلاة بحضرة الطعام، ولا وهو يدافعه الأخبثان

“Nuk falet namaz në çastin që shtrohet buka dhe në çastin kur njeriu nuk mund t’i mbajë dy ndyrësitë (jashtëqitjen dhe urinën).” [3]

Si dhe hadithi tjetër që thotë:

إذا حضرَ العَشاءُ والعِشاءَ فابدؤوا بالعَشاءِ

“Kur darka të jetë gati dhe është koha e namazit të jacisë, atëherë ju filloni të hani darkën.” [4]

Si dhe hadithe tjera të ngjashëm si ky, qëllimi me këtë hadith është kur personit i shtrohet sofra apo afrohet për të ngrënë në sofër, në këtë rast ai fillon të hajë ushqim përpara se të vijë koha e namazit, me qëllim që të shkojë të falë namazin dhe kështu nuk i rri zemra te ushqimi dhe falet me zemër të përqendruar në namaz. Por nuk është e udhës që të kërkojë të shtrohet sofra për të apo të shtrojë sofrën për të tjerët përpara se të falë namazin, nëse shtrimi i sofrës bëhet shkak që personi të humbë namazin në fillim të kohës së tij apo të humb namazin me xhemat.

Suksesi vjen prej Allahut.

Lavdërimet dhe paqja e Allahut qofshin për Profetin tonë, Muhamedin, familjen e tij dhe të gjithë shokët e tij.

Komisioni i Përhershëm për Kërkime Akademike dhe Fetva

Anëtar: Bekër Ebu Zejd
Anëtar: Salih el-Feuzan
Anëtar: Abdullah bin Gudejan
Zëvendëskryetar: Abdul-Aziz Alu Shejkh
Kryetar: Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz

_______________________
[1] Sahihu i Bukhariut (agjërimi) nr, 1957, Sahihu i Muslimit (agjërimi) nr. 1098, Suneni i Tirmidhiut (agjërimi), nr. 699, Musnedi i Ahmedit (5/339), Suneni i Darimiut (agjërimi), nr. 1699.
[2] E kanë nxjerrë Ahmedi (2/237-238, 239), Tirmidhiu (3/83), nr. 700, Ebu J’ala (10/378) nr. 5974, Ibën Khuzejmeh (3/276), nr. 2062, Ibën Hibbani (8/276-277) nr. 3507, 3508, Bejhakiu (4/237), Begauiju (6/256), nr. 1732, 1733.
[3] Sahihu i Muslimit (xhamitë dhe vendet e namazit), nr. 560, Suneni i Ebi Daudit (Pastërtia), nr. 89, Musnedi i Ahmedit, 6/73.
[4] E kanë nxjerrë Ahmedi (3/100, 110, 161, 231, 238, 24), Bukhariu 1/164, 6/215, Muslimi 1/392, nr. 557, Tirmidhiu 2/184, nr. 353, Nesaiju 2/111, nr. 853, Ibën Maxhe 1/301, nr. 933.

📚Fetaua Lexhneti Daimeh (2), vëll. 9, fq. 33
Përktheu: Jeton Shasivari

📑 Artikulli në faqe: https://selefi.org/index.php/muaji-i-ramazanit/418-iftari/3035-agjeruesi-e-cel-iftarin-me-humra-pastaj-menjehere-e-fal-namazin-pastaj-ha-darken-e-iftarit-komisioni-i-perhershem-per-fetva

Mund të na ndiqni në:
📲Telegram📲Facebook 📲Instagram📲Viber
•┈┈•⊰🌙🌹📘🌹🌙⊱•┈┈•
E RE - India ka miratuar një ligj të ri "anti-musliman" për shtetësinë.
@matrix123
🤯2
Forwarded from Selefi.org
💎Prej suneteve të Bajramit

#Zbukurimi dhe veshja me rroba të bukura

Transmeton Abdullah Ibn Abbas, radijAllahu anhuma, i cili thotë: "I Dërguari i Allahut - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - në ditën e Bajramit vishte xhybe të kuqe."

عن ابن عباس رضي الله عنهما قال: كان ﷺ يلبسُ يومَ العيدِ بردةً حمراءَ

Es-silsiletus-sahihah, 1279


#Gusli para se të dalësh për t'u falur

"Transmeton Nafi', Allahu e mëshiroftë, i cili thotë: "Abdullah Ibn Umer, radijAllahu anhuma, merrte gusul ditën e Bajramit para se të dilte për t'u falur në musala."

عَنْ نَافِعٍ: أَنَّ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ عُمَرَ رضي الله عنهما كَانَ يَغْتَسِلُ يَوْمَ الْفِطْرِ قَبْلَ أَنْ يَغْدُوَ إِلَى الْمُصَلَّى

📚El-mueta, 384


#Ngrënia e disa hurmave para namazit të Bajramit

Transmeton Enes Ibn Malik, radijAllahu anhu, i cili thotë:

"I Dërguari i Allahut - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - nuk dilte për të falur Bajramin pa ngrënë disa hurma. Ato i hante numër tek."

عنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ رضي الله عنه، قَالَ: كانَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ َلا يَغْدُو يَوْمَ الْفِطْرِ حَتَّى يَأْكُلَ تَمَرَاتٍ، ويأكلهن وِترا

📚Transmeton el-Bukharij, 953


#Ecja në këmbë për në vendin e faljes është prej suneteve të Bajramit

Transmeton Abdullah Ibn Umer, radijAllahu anhuma, i cili thotë: "I Dërguari i Allahut - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - shkonte për të falur Bajramin duke ecur në këmbë dhe kthehej në këmbë."

عَنِ ابْنِ عُمَرَ، رضي الله عنهما، قَالَ: كَانَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ يَخْرُجُ إِلَى الْعِيدِ مَاشِيًا، وَيَرْجِعُ مَاشِيًا

📚Transmeton Ibni Maxheh, 1295


#Ndërrimi i rrugës kur kthehesh prej vendit të faljes

Transmeton Xhabir Ibn Abdil-Lah, radijAllahu anhuma, i cili thotë: "Pejgamberi - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - e ndërronte rrugën e kthimit në ditën e Bajramit."

عَنْ جَابِرِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ، رَضِي اللَّهُ عَنْهُمَا، قَالَ: كَانَ النَّبِيُّ ﷺ إِذَا كَانَ يَوْمُ عِيدٍ خَالَفَ الطَّرِيق

📚Transmeton el-Bukharij, 986


#Tekbiret prej daljes nga shtëpia deri në faljen e namazit janë prej suneteve të Bajramit:

"Transmeton ez-Zuhrij, Allahu e mëshiroftë, se i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - dilte ditën e Fitër Bajramit duke bërë Tekbir derisa mbërrinte në vendin e faljes dhe i vazhdonte Tekbiret derisa falte namazin, pasi falte namazin i ndërpriste ato."

(Shënim i përkthyesit) Mënyra e tekbirit: Allahu Ekber Allahu Ekber, La ilahe il-lAllahu ue Allahu Ekber, Allahu Ekber ue liLahil-hamd

عن الزهري: أَنَّ رَسُولَ اللهِ ﷺ كَانَ يُخْرِجُ يَوْمَ الفِطَرِ فَيَكْبُرُ حَتَّى يَأْتِي المُصَلَّى، وَحَتَّى يَقْضِي الصَّلَاةَ، فَإِذَا قَضَى الصَّلَاةَ قَطْعُ التَّكْبِيرِ

📚Es-silsiletus-sahihah, 171


#Urimi është prej suneteve të Bajramit

Transmeton Xhubejr Ibn Nufejr, radijAllahu anhu, i cili thotë: "Sahabët e Pejgamberit - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - kur takoheshin ditën e Bajramit i thonin njëri-tjetrit: TekabbelAllahu minna ue minke (Allahu na i pranoftë veprat e mira neve dhe ty)."

عن جبير بن نفير رضي الله عنه قال: كَانَ أَصْحَابُ النَّبِيِّ ﷺ إِذَا اِلْتَقَوْا يَوْمَ العِيدِ يَقُولَ بَعْضُهُمْ لِبَعْضِ: تُقُبِّلَ اللهُ مِنَّا وَمِنْكَ

📚Temamul-minneh, 354


#Falja e dy rekateve në shtëpi pas kthimit nga namazi është prej suneteve të Bajramit

Transmeton Ebu Se'id el-Khudrij, radijAllahu anhu, i cili thotë: "I Dërguari i Allahut - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - nuk falte nafile para namazit të Bajramit, ndërsa kur kthehej në shtëpi falte dy rekate."

عن أبي سعيد الخدري رضي الله عنه قال: كَانَ رَسُولُ اللهِ ﷺ لَا يُصَلِّي قَبْلَ العِيدِ شَيْئًا فَإِذَا رَجَعَ إِلَى مَنْزِلِهِ صَلَّى رَكْعَتَيْنِ

📚Transmeton Ibn Maxheh,1293


Përktheu: Servet Mata

Mund të na ndiqni në:
📲Telegram: https://telegram.me/SelefiOrg
📲Facebook: https://www.facebook.com/Selefi.org.official
📲Instagram: http://instagram.com/selefi.org.official
•┈┈•┈┈•⊰✿📚✿⊱•┈┈•┈┈•
3
Forwarded from Selefi.org
🌹 Kopshtet e të Devotshmëve (Rijadu Salihin)

📖 [9] Kapitulli: Meditimi rreth krijimit madhështor të Allahut të Lartësuar, shkatërrimit të kësaj bote, tmerrit të botës tjetër dhe të gjitha gjërave që do të ndodhin atëherë, meditimi rreth mangësive të vetvetes dhe edukimit të saj, shtyrja e vetes për të qëndruar i palëkundur në fe.

Thotë Allahu i Lartësuar: "Unë ju këshilloj juve për një gjë, që për hir të Allahut të mblidheni grupe-grupe apo edhe vetëm, e të meditoni thellë..." [Sebe-e, 46]

Thotë i Lartësuari: "Vërtet që në krijimin e qiejve dhe të tokës dhe në ndërrimin e natës me ditën, ka shenja për ata që logjikojnë dhe e përmendin Allahun kur janë në këmbë, ulur dhe shtrirë, si dhe meditojnë thellë në krijimin e qiejve dhe të tokës e thonë: ‘O Zoti ynë, vërtet që Ti nuk e krijuar të gjithë këtë kot, i Pastër prej të metave je.’" [Al-'Imran, 190, 191]

Thotë i Lartësuari: "A nuk po i shikojnë devetë se si janë krijuar?! Dhe qiellin se si është ngritur?! Dhe malet se si janë ngulur?! Dhe tokën se si është shtruar?! Andaj, përkujtoji sepse ti je përkujtues! [El-Gashijeh, 17-21]

Thotë i Lartësuari: "Vallë, a nuk kanë udhëtuar nëpër tokë e të meditojnë?!" [Muhammed, 10]

Ajetet në lidhje me këtë temë janë të shumta ndërsa prej haditheve është hadithi i mëparshëm: “I zgjuar është ai që e merr në llogari veten e tij...” (nr.66)


قَالَ اللَّه تَعَالَى: {إِنَّمَا أَعِظُكُمْ بِوَاحِدَةٍ أَنْ تَقُومُوا لِلَّهِ مَثْنَى وَفُرَادَى ثُمَّ تَتَفَكَّرُوا} [سبأ: 46] وَقالَ تَعَالَى: {إِنَّ فِي خَلْقِ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَاخْتِلافِ اللَّيْلِ وَالنَّهَارِ لَآياتٍ لِأُولِي الْأَلْبَاب الَّذِينَ يَذْكُرُونَ اللَّهَ قِيَاماً وَقُعُوداً وَعَلَى جُنُوبِهِمْ وَيَتَفَكَّرُونَ فِي خَلْقِ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ رَبَّنَا مَا خَلَقْتَ هَذَا بَاطِلاً سُبْحَانَكَ} الآيات [آل عمران: 190،191] .وَقالَ تَعَالَى: {أَفَلا يَنْظُرُونَ إِلَى الْأِبِلِ كَيْفَ خُلِقَتْ وَإِلَى السَّمَاءِ كَيْفَ رُفِعَتْ وَإِلَى الْجِبَالِ كَيْفَ نُصِبَتْ وَإِلَى الْأَرْضِ كَيْفَ سُطِحَتْ فَذَكِّرْ إِنَّمَا أَنْتَ مُذَكِّرٌ} [الغاشية: 18، 19، 20،21] وَقالَ تَعَالَى: {أَفَلَمْ يَسِيرُوا فِي الْأَرْضِ فَيَنْظُرُوا} الآية [محمد:10] والآيات في الباب كثيرةٌ. ومِنْ الأحَاديث الحديث السَّابق: "الْكَيِّس مَنْ دَانَ نَفْسَه".

📚Rijadu Salihin, nr.
Përktheu: Servet Mata

#rijadusalihin 9️⃣ #meditimi_rreth_krijimit_te_Allahut

Mund të na ndiqni në:
📱 Telegram 📱Facebook 📱 TikTok
📱 WhatsApp 📱Instagram 📱Viber
🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹
Please open Telegram to view this post
VIEW IN TELEGRAM
2
Forwarded from Selefi.org
💠 Elhamdulilah, doli nga botimi libri:

📖 Shpjegimi i Emrave të bukur të Allahut

✍🏻 Autor: ABDURREZAK EL-BEDËR

📘 Formati: Royal 16x24

📄 Faqe: 212

🏠Botuesi:
https://selefi.org/

⛔️ Libri jepet falas dhe nuk lejohet shitja e tij

📞 Nr. kontakti në Shqipëri: +355676937696
📲Telegram: https://news.1rj.ru/str/servetmata
📲WhatsApp: https://wa.link/p8fsqz

📞 Nr. kontakti në Kosovë: +38349315471
📲Telegram: https://news.1rj.ru/str/aradbunjaku
📲WhatsApp: https://wa.link/hckxrg

📞 Nr. kontakti në Maqedoni:+38970433882
📲Telegram: https://news.1rj.ru/str/jetonshasivari
📲WhatsApp: https://wa.link/2soq4p
5👍1
Forwarded from Selefi.org
⚖️ Kush do të shpëtojë Ditën e Gjykimit?

🎙Shejkh Salih el-Feuzan

🔹Pyetje: Ky pyetës thotë: “Po të lus për hir të Allahut që ta lexosh këtë pyetje: A është Selefizmi grupi i shpëtuar?”

🔸Përgjigje: Nëse Selefizmi nuk është grupi i shpëtuar, atëherë kush na qenka?! Grupi i devijuar na qenka grupi i shpëtuar?! Ditën e Gjykimit nuk shpëton përveçse grupi i Selefijëve të cilët janë në menhexhin e Selefëve, siç ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ :

“Ky umet do të ndahet në shtatëdhjetë e tre grupe. Të gjitha grupet do të jenë në Zjarr përveç njërit grup.” Ata e pyetën atë: “O i Dërguari i Allahut, cili është ai grup?” Ai tha: “Ata që ndjekin rrugën në të cilën jam unë dhe shokët e mi.”
(Transmeton et-Tirmidhij, 264)

Ky është Selefizmi. Ata që ndjekin rrugën në të cilën ishte i Dërguari ﷺ dhe shokët e tij, mu këta janë Selefijë dhe këta janë të shpëtuarit, për arsye se ai ﷺ tha: “...përveç njërit grup...”,
d.m.th. vetëm njëri shpëton prej Zjarrit. Ky është kuptimi i fjalës së dijetarëve “Grupi i Shpëtuar”, sepse i Dërguari ﷺ ka dëshmuar për të se do të shpëtojë.

Ai ﷺ tha: Të gjitha grupet do të jenë në Zjarr përveç njërit grup.” Ai që ndjek rrugën e të Dërguarit dhe të shokëve të tij.

Allahu i Madhëruar e i Lartësuar thotë:

وَٱلسَّٰبِقُونَ ٱلْأَوَّلُونَ مِنَ ٱلْمُهَٰجِرِينَ وَٱلْأَنصَارِ وَٱلَّذِينَ ٱتَّبَعُوهُم بِإِحْسَٰنٍۢ رَّضِىَ ٱللَّهُ عَنْهُمْ وَرَضُواْ عَنْهُ

“Besimtarët e hershëm nga muhaxhirët dhe ensarët si dhe ata që i pasuan këta me përpikmëri, me të gjithë këta Allahu është i kënaqur dhe ata janë të kënaqur me Të."
[et-Teubeh, 100]

Fjala “Besimtarët e hershëm nga muhaxhirët dhe ensarët...” këtu është fjala për Selefët (të parët) e umetit.

Fjala “...si dhe ata që i pasuan këta me përpikmëri...” do të thotë ata që zgjodhën rrugën e tyre, e që janë Selefët e këtij umeti.


💻Përktheu: Servet Mata

📽 Videoja në Youtube: https://www.youtube.com/watch?v=KSZ4YyNxkxk

📑 Artikulli në faqe: https://selefi.org/index.php/menhexh/39-cfare-eshte-selefizmi/3079-kush-do-te-shpetoje-diten-e-gjykimit-shejkh-salih-el-feuzan
Mund të na ndiqni në:
📲Telegram📲Facebook 📲 Whatsapp 📲Instagram📲Viber
•┈┈•⊰💎🌹📕🌹💎⊱•┈┈•
2
Forwarded from Islam➡️Shkatërrimi i Matrix-it chat
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka shpallur mpox një emergjencë globale të shëndetit publik për shkak të një shpërthimi të ri që filloi në Republikën Demokratike të Kongos dhe u përhap në vendet e afërta. Mpox është zakonisht i butë, por mund të jetë fatal në raste të rralla, duke shkaktuar simptoma dhe lezione të ngjashme me gripin. Ky shpërthim shënon herën e dytë në dy vjet që mpox ka arritur nivelin më të lartë të alarmit, i njohur si PHEIC.

Varianti i ri, clade Ib, përhapet më lehtë përmes kontaktit të ngushtë, duke përfshirë kontaktin seksual. Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus theksoi nevojën për një përgjigje të koordinuar ndërkombëtare. Mbi 17,000 raste të dyshuara dhe 517 vdekje janë raportuar këtë vit në Afrikë, një rritje prej 160% nga viti i kaluar.

@matrix123

https://www.disclose.tv/id/hvoyq31kvh/
🤔1
Forwarded from Selefi.org
⚖️ Nuk bashkohet në zemër dashuria për Sahabët dhe për ata që mallkojnë Sahabët!

🎙Shejkh Ibrahim Muhajmid

Nuk bashkohet në zemrën e një muslimani, dashuria për Sahabët e të Dërguarit të Allahut - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem - me dashurinë për ata që i shajnë Sahabët! Ne nuk bashkohemi kurrë me Rrafidat, as në tokë, as në det e as në qiell, derisa të gjykojë Allahu i Lartësuar mes nesh! Feja jonë është ndryshe nga feja e tyre! Feja jonë është Teuhidi, kurse feja e tyre është shirku! Sipas tyre Aliu është ai që të fut në Xhehenem, Aliu bën kështu, Hasani bën ashtu, Hyseni bën kështu... Ne kemi Librin e Zotit tonë, kurse ata thonë: "Ne kemi 4000 transmetime që Kur'ani është deformuar!"

Për sa i përket Sunetit, ata pretendojnë se të gjithë Sahabët dolën nga Islami, me përjashtim të katër vetave prej tyre. Atëherë, çfarë na bashkon neve me ata njerëz?!

Pastaj, këtu po ju tërheq vëmendjen për një çështje. Disa njerëz thonë: Mos flisni kështu sepse po bëni përçarje mes muslimanëve. Ky është një pretendim pështjellues! Kurse ne themi:

Ai që shan e bën qafira Sahabët, pikërisht ai njeri i ka përçarë muslimanët, kurse ai që e refuzon atë njeri nuk bën përçarje!

Ai që krijon një xhemat dhe e quan "xhemati tablig", pikërisht ai i ka përçarë muslimanët!

Ai që ka sjellë një xhemat të ri dhe e quan "xhemati el-Ikhuan el-muslimin" (të falimentuarit), pikërisht ai i ka përçarë muslimanët!

Nuk ka mirësi te këto xhemate, kurrë! Ne themi ashtu siç ka thënë Imam Maliku: "Pasha Allahun, po të kishte qenë e mirë kjo gjë, do të na kishin paraprirë Sahabët te kjo gjë!"

Ka thënë gjithashtu Maliku: "Ajo që s'ka qenë prej fesë së të parëve, s'do të jetë kurrë fe për ata që vijnë mbas tyre!" Po
.

💻Përktheu: Alban Malaj

📱 Videoja në Youtube: https://www.youtube.com/watch?v=HiokMMAHKek

📖 Artikulli në faqe: https://selefi.org/index.php/sektet/58-shijat/3187-nuk-bashkohet-ne-zemer-dashuria-per-sahabet-dhe-per-ata-qe-mallkojne-sahabet-shejkh-ibrahim-muhajmid

Mund të na ndiqni në:
📱 Telegram 📱Facebook 📱 TikTok
📱 WhatsApp 📱Instagram 📱Viber
🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹
Please open Telegram to view this post
VIEW IN TELEGRAM
3👍1
🇸🇦 Shejh Sulejman Ruhejli:

"I tha miza palmës: mbahu fort se unë po bëhem gati që të fluturoj!" Ia ktheu palma: "Unë s'e mora vesh kur u ule ti prandaj s'kam se si të frikësohem nga fluturimi jot!"

Kështu është gjendja e Saudisë me popullin e saj, me emigrantët e saj, me dijetarët dhe udhëheqësit e saj. Gjendja e Saudisë është sikur palma e hurmave të mira, rrënjët e saj janë të ngulitura fort në tokë, ajo vazhdimisht rritet, forcohet dhe jep fryte. Ky shembull është për gjendjen e Saudisë me armiqtë e saj dhe mizat elektronike që përdorin ata nëpër faqet e internetit, me kanalet e tyre mediatike, me tellallët e tyre të ndyrë nëpër rrjetet sociale dhe me filmat e tyre të ultë.

Thuaj: vdisni me mllefin tuaj sepse Allahu po na shton neve veçse besim te dijetarët dhe udhëheqësit tanë, për shkak të përpjekjeve tuaja, si dhe po i shton unitetit tonë veçse fuqi.

Lidhja mes popullit dhe emigrantëve që jetojnë në vendin tonë është shumë herë më e lartë  se ç'mund të perceptojnë njerëz si puna juaj, është më e fuqishme sa që të mund të ndikohet nga përpjekjet tuaja shkatërrimtare e dështake."


🇸🇦FAQET TONA ZYRTARE 🇸🇦
•Facebook •Instagram •YouTube •TikTok
Please open Telegram to view this post
VIEW IN TELEGRAM
6
Forwarded from Selefi.org
 E rëndësishme është se, unë i këshilloj muslimanët dhe muslimanet që të evitojnë abuzimin me fenë e Allahut të Plotfuqishëm e të Madhërishëm nëpërmjet këtyre shpikjeve, kurse shfrytëzimi i këtyre shpikjeve për gjëra që kanë dobi dhe përfitime dhe që janë të drejta, atëherë kjo është diçka e mirë.
 
💻 Përktheu: Alban Malaj

📱 Videoja në Youtube:

🖥 Artikulli në faqe: https://selefi.org/index.php/aktualitet/3211-inteligjenca-artificiale-shejkh-sulejman-rruhajli

Mund të na ndiqni në:
📱 Telegram 📱Facebook 📱 TikTok
📱 WhatsApp 📱Instagram 📱Viber
🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹
Please open Telegram to view this post
VIEW IN TELEGRAM
Forwarded from Selefi.org
⚖️Gjykimi për lejimin e Jehudive apo të Krishterëve që të praktikojnë ritualet e tyre në xhamitë e muslimanëve

🎙Shejkh Muhamed Bazmul


🔹Pyetje: Një pyetës nga Shqipëria, Kosova, thotë: Çfarë gjykimi ka hapja e xhamive për të Krishterët, që ata të praktikojnë adhurimet e tyre, për tolerancë, që t'u lihet atyre gjysma e xhamisë në mënyrë që ata të praktikojnë adhurimet e tyre. Kjo është përhapur te ne, në vendin tonë, Kosovë dhe Shqipëri. Cila është këshilla juaj për atë që është i angazhuar me davetin, ndërkohë që ai thërret te ky mendim në shoqëri. Cila është këshilla juaj për njerëzit e thjeshtë që janë të mashtruar nga një thirrës i tillë?

🔸Përgjigje: Allahu thotë:

﴿وَأَنَّ ٱلۡمَسَٰجِدَ لِلَّهِ فَلَا تَدۡعُواْ مَعَ ٱللَّهِ أَحَدٗا١٨﴾

“Me të vërtetë që xhamitë janë të Allahut, prandaj mos iu lutni askujt tjetër përkrah Allahut!” [el-Xhinn, 18]

Atëherë qysh mund të hapen xhamitë për të Krishterët, të cilët ua dedikojnë lutjet dhe adhurimet e tyre të tjerëve në vend të Allahut të Patëmeta e të Lartësuar?!!! Kjo nuk lejohet. Por, i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – e hapi xhaminë e tij për të Krishterët e Nexhranit, me qëllim që të’i debatonte ata, që t’u bënte davet atyre dhe që të dialogonte me ta, me qëllim që ata të ktheheshin në Islam. Kur i futi në xhami, i la ata që të uleshin në vendin e tyre, por jo që të praktikonin adhurimet e tyre. Prandaj, nuk lejohet që të hapen xhamitë për të Krishterët, që të praktikojnë në to adhurimet e tyre sepse xhamitë janë ndërtuar veçse që të adhurohet Allahu i Patëmeta e i Lartësuar, i vetëm.

﴿فِي بُيُوتٍ أَذِنَ ٱللَّهُ أَن تُرۡفَعَ وَيُذۡكَرَ فِيهَا ٱسۡمُهُۥ يُسَبِّحُ لَهُۥ فِيهَا بِٱلۡغُدُوِّ وَٱلۡأٓصَالِ٣٦﴾

“Në shtëpitë që Allahu ka urdhëruar që të ngrihen dhe të përmendet në to emri i Tij, të bëhet madhërim për Të në mëngjes e në mbrëmje.” [en-Nuur, 36]

Prandaj kjo nuk lejohet assesi! Mirëpo këtë e bën veçse ai që është pështjelluar, i është pështjelluar zemra dhe mendja e tij me çështjen e unifikimit të feve apo me çështjen e afrimit mes feve. Dije se kjo është thirrje e kufrit! Kjo është thirrje e kufrit sepse Allahu thotë:


إِنَّ ٱلدِّينَ عِندَ ٱللَّهِ ٱلۡإِسۡلَٰمُۗ

“Padyshim që feja e vërtetë tek Allahu është Islami!” [Aal Imran, 19]



Ai thotë gjithashtu:

وَمَن يَرۡغَبُ عَن مِّلَّةِ إِبۡرَٰهِ‍ۧمَ إِلَّا مَن سَفِهَ نَفۡسَهُۥۚ

“E kush largohet nga feja e Ibrahimit, përveçse ai që e poshtëron veten e tij!” [el-Bekara, 130]

Ai thotë gjithashtu:

إِنَّ ٱلدِّينَ عِندَ ٱللَّهِ ٱلۡإِسۡلَٰمُۗ

“Padyshim që feja e vërtetë tek Allahu është Islami!” [Aal Imran, 19]


Kështu që, njeriu musliman duhet ta dijë patjetër se nuk gjendet asnjë fe tjetër e vërtetë përveç fesë Islame dhe se të gjitha këto fe që janë të pranishme sot, të gjitha janë fe të kota, të shtrembëruara dhe të pasakta dhe se nuk lejohet që të adhurohet Allahu me asnjë fe tjetër përveçse me fenë Islame.
Please open Telegram to view this post
VIEW IN TELEGRAM
👍1
Forwarded from Selefi.org
Për këtë arsye, i Dërguari – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – thotë: “Çdo jehudi apo i krishterë që dëgjon për mua dhe nuk më beson mua, padyshim që do të futet në Zjarrin e Xhehenemit.”

Kështu që, nuk ka në Islam diçka që quhet “afrim midis feve”, as nuk ka diçka që quhet “unifikim i feve”, sipas kësaj rruge. “Unifikimi i feve” bëhet kur të gjithë ithtarët e feve të kthehen te feja Islame, me të cilën erdhi i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –. Të gjithë Profetët e Allahut merrnin besën e popujve të tyre dhe pasuesve të tyre që, nëse shfaqet Muhamedi, ata duhet ta pasonin atë! Siç na ka treguar Allahu i Plotfuqishëm e i Madhërishëm në Kur`an, nga ‘Ijsa i biri i Merjemes:

وَمُبَشِّراً بِرَسُولٍ يَأْتِي مِنْ بَعْدِي اسْمُهُ أَحْمَدُ

“Unë po ju përgëzoj juve për një të Dërguar që do të vijë mbas meje, emri i të cilit është Ahmed.” [es-Saff, 6]

Kështu kanë qenë Profetët! Ata merrnin besën e popujve të tyre që, nëse shfaqej Muhamedi, ata duhet të besonin në të dhe duhet ta pasonin. Nëse doni unifikimin e feve, atëherë dijeni se unifikimi i feve është që ju të hyni në Islam dhe të ndiqni Udhëzimin me të cilin erdhi Muhamedi, në këtë Libër të Shenjtë që është dëshmues për të gjithë librat e mëparshëm, që të ndiqni këtë Profet që është vula e të gjithë Profetëve, për të cilin kanë përgëzuar Profetët tuaj. Dijeni se në Teurat ka përgëzim për ardhjen e Muhamedit, në Ungjill ka përgëzim për ardhjen e Muhamedit. E kush dëshiron që të shikojë përgëzimet që kanë ardhur për Muhamedin në Teurat dhe në Ungjill, atëherë le të lexojë librin “el-Xheuab es-sahih li-men beddele Dijn el-Mesijh” dhe librin tjetër “Hidajetu el-hejara fij exhuibetu el-Jehud uen-Nasara” dhe ke për të parë gjëra të shumta në lidhje me këtë temë.

Për këtë arsye ne themi që, nuk lejohet hapja e xhamive për Jehuditë dhe të Krishterët që të praktikojnë adhurimet e tyre, ngaqë adhurimet e tyre janë me shirk e me kufër, prandaj nuk u lejohet atyre që të veprojnë kështu. Nuk duhet të lejohen që të veprojnë kështu! Mos u mashtroni assesi nga ajo që shikoni se çfarë po bëjnë në disa xhami në Turqi apo në vende të tjera, ku i kanë shndërruar xhamitë në vende për vizitorët qafira të cilët hyjnë brenda për të parë... të gjitha këto gjëra janë gabim. Asnjëherë nuk kanë hyrë qafirat në xhami në kohën e Profetit - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - përveçse ku kanë hyrë si robër lufte, siç ndodhi me Thumameh ibën Vuthal, ose kanë hyrë për të debatuar dhe diskutuar, siç ndodhi me të Krishterët e Nexhranit. Kaq! Kjo s’ka ndodhur asnjë rast tjetër. Prandaj, ata nuk duhet të lejohen që të veprojnë kështu.

Këshilla ime për ata është që të kenë frikë Allahun e Patëmeta e të Lartësuar, që të pendohen për këtë gjë që bëjnë sepse kjo gjë realisht është kufër. Ata s’duhet ta bëjnë assesi një gjë të tillë! Ata duhet të kthehen nga kjo gjë dhe s’duhet t’i përdhosin xhamitë e Allahut!

وَمَنۡ أَظۡلَمُ مِمَّن مَّنَعَ مَسَٰجِدَ ٱللَّهِ أَن يُذۡكَرَ فِيهَا ٱسۡمُهُۥ وَسَعَىٰ فِي خَرَابِهَآۚ

“A ka më zullumqarë sesa ata që i ndalojnë xhamitë e Allahut që të përmendet emri i Allahut në to, si dhe përpiqen që t’i rrënojnë ato.” [el-Bekare, 114]

E pikërisht kjo që bëjnë ata është prej rrënimit të xhamive. Kjo është prej rrënimit të xhamive!

Ne e lusim Allahun që të na japë falje e mirëqënie, neve, juve dhe të gjithë muslimanëve.

💻Përktheu: Alban Malaj

📱 Videoja në Youtube: https://www.youtube.com/watch?v=PLH3hcvRwa0

📖 Artikulli në faqe: https://selefi.org/index.php/teuhid/404-qendrimi-i-islamit-ndaj-harmonise-fetare-afrimit-te-feve-bashkejeteses-fetare/3210-gjykimi-per-lejimin-e-jehudive-apo-te-krishtereve-qe-te-praktikojne-ritualet-e-tyre-ne-xhamite-e-muslimaneve-shejkh-muhamed-bazmul
Mund të na ndiqni në:
📱 Telegram 📱Facebook 📱 TikTok
📱 WhatsApp 📱Instagram 📱Viber
🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹
Please open Telegram to view this post
VIEW IN TELEGRAM
👍21